Ulliri (Olea europaea) është bimë subtropike nga familja "Oleaceae".
Ulliri ka qenë pjesë e civilizimit mesdhetar qe mijëra vjet më parë. Ulliri dhe vaji i ullirit janë përdorur për ushqim, gatim, mjeksi, sapun dhe ndriçim. Sot shumica e ullinjve të botës kultivohen në rajonin e Mesdheut.
Trungu i tij ka një formë jo të rregullt me gunga dhe me degëzime, gjethe ovale me ngjyrë të gjelbërt të errët në anën e sipërme ndërsa në anën e poshtme të bardhë në të argjendtë. Në periudhën e lulëzimit zhvillon lule të vogla të bardha në tufa, ndërsa fryti varësisht nga lloji është në formë vezake i zgjatur pak me ngjyrë jeshile të errët deri në të zezë. Fryti është i pasur me vaj i cili përdoret si ushqim dhe ka veti shëruese.