VENDBANIMI ARKEOLOGJIK I ARNISES
Vendbanimi Arkeologjik i Arnisës gjendet në fshatin Babunjë e Re, pranë Divjakës.Si shumë vënde të pazbuluara të cilat tregojnë rrënjet tona ishte dhe Arnisa, deri në1989 kur u lokalizua zona gjatë gërmimeve të kryera.Gjatë gërmimeve u zbuluan muret fortifikuese të Arnisës, tipike Ilire. Arnisa i perket shek. IV - III p.e.s ( periudhës së parë të hekurit ) kjo duket ne ndërtimin e mureve dhe arkitekturën e mureve te fortifikuara të Arnisës, të punuara në gur, në kënde jo të drejta, tipike Ilire të periudhes së parë të hekurit. Nga studimet rezulton se qyteza ka pasur zhvillimin më të madhe protourban ne shek.IV - V p.e.s. Përvec gërmimeve dhe objekëtve të gjetura arkeologjike të dhëna për ekzistencën e Arnisës na japim dhe disa studiues të huaj si : Straboni i cili në studimet e tij përmend qytezën e Arnisës ku thekson " Arnisa gjëndet ne kordinatat gjeografike të fisit të Taulantëve,një nënfis i tyre ( theksojmë se Taulantët shtriheshin gjatë gjithë bregdetit te Adriatikut). 2. Hekateu përmend Arnisën si një nga poliset e Apolonisë. 3 . Arnisa gjëndet dhe në hartën te njohur si " Harta e Kantellit" më 1684 ( Harta de Gaciano Cantelli, Da Vignola,,, mendohet të jetë në Kështjellën e qytezës së Vinjoles,Bolonja). Të gjitha këto na vërtetojnë ekzistenecën e qytezës së vjetër të Arnisës. Një qytez e cila tregon për rrënjët tona dhe tregojn gjithnjë e më shumë se jemi një popull autokton në trojet tona.
PIRGU
Dikur këtu ngrihej një qytezë shumë e zhvilluar, një skelë detare ku realizohej një tregti e dëndur. Ajo u themelua në Mesjetë nga një fisnik i njohur, pjesë e familjes Matrenga, që u shpërnda deri në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.Kjo qendër kishte aq rëndësi për kohën, sa këtu vendosën konsujt e tyre edhe Raguza e Venediku. Pra, Pirgu nuk ishte thjesht një skelë, por një qytezë e mirëfilltë ku qëndronin tregtarë të ndryshëm, marinarë e banorë. Dokumentat janë një mundësi e mirë për të rikrijuar jetën e këtushme.
URA SULZOTAJ
Për urën nuk ka shumë të dhëna, rrallë e ndeshim në ndonjë rresht tek libri Apolonia e Ilirisë, i cili na jep vetëm moshën e saj diku mes shekujve. II – I p. Kr. Vlen të theksohet se ndonjë studim i veçantë për këtë urë nuk është botuar ende dhe se dalja në sipërfaqe e rrënojave na jep mundësinë e artë për njohje dhe dokumentim e plotë të saj. Rrënojat e urës ndodhen në lindje të fshatit Sulzotaj tek vendi i quajtur “Pylli Taçes”. Prej saj ruhet vetë shpatulla jugore dhe një këmbëz. Për shpatullën veriore nuk mund ta themi me siguri nëse ajo ruhet apo jo për shkak të bimësisë dhe vendit tepër të thepisur.Ajo që të kap menjëherë syri është vendi në të cilën është ndërtuar ura, këtu lumi kthen lehtë në të djathtë dhe terreni nuk gërryet. Shpatulla jugore e urës ka këto përmasa është e lartë 2.97 m (pjesa e dukshme ka mundësi të jetë edhe më e lartë por rrënjët e një peme e pengojnë të dallohet më mirë bimësia). Gjerësia është 4.5 m. Ajo përbëhet nga 11 radhë blloqesh guri lartësi dhe 7 blloqe gjerësi. Blloqet përbëhen prej guri gëlqeror dhe konglomerat. Gurët kanë këto përmasa 52 x 33 x 40, 80 x 60 x 60, 75 x 33 x 38. Ka edhe blloqe me përmasa më të vogla. Teknika e përdorur pseudo-izodomike. Gurët janë të punuar mirë. Blloqet janë lidhur midis tyre me shufra hekuri (dallohet një e tillë). Për këmbëzën e urës mund të thuhet që edhe ajo është e punuar me gurë. Por duke qënë se ajo ndodhet në mes të lumit është vështirë të kuptosh profilin e saj. Në vija të përgjithshme mund të themi se kjo urë ka qenë ndoshta 55 metra gjatesi. Ka mundësi që struktura e sipërme të ketë qenë me trarë.
KISHA E KARAVASTASE
Ndërtesa përfaqëson një monument historik dhe kulturor, që daton në gjysmën e dytë të shek. XVIII në vitin 1778. Në vitin 1979, piktorët grabovarë Gjergj dhe Joan Katro pikturuan kishën me afreske. Tavani është i punuar në dru halor, i dekoruar me motive floreale, si dhe pjesërisht i gdhendur, kryesisht në rozetat kryesore të pikturuara me figurën e Krishtit në qendër dhe figurën e Shën Athanasit, si dhe në frizat gjatësore. Piktorët grabovarë Joani dhe Gjergji kanë adaptuar në ikonografi tematikën e vendosur në kishën ortodokse, të pasuruar me elemente stilistikore të influencuara nga zhvillimet artistike në malin e Athosit, të përdorura më parë nga mësuesit e tyre Konstandin dhe Athanas Zografi.E shpallur monument kulture që në 1963.Banorët e Karavastasë, me fanatizëm e kanë ruajtur kishën edhe në periudhën e komunizmit, duke e shpëtuar nga rrënimi.
KALAJA E BASHTOVES
Kalaja e Bashtovës ngrihet pranë fshatit të Vile-Bashtovës (pak metra jashte Parkut Kombetar Divjake-Karavasta),në një distancë prej 3-4 km, në veri të grykëderdhjes së lumit të Shkumbinit. Kështjella është ndërtuar në shekullin XV dhe u ka shërbyer venecianëve per shkembime tregtare. Zona e Bashtovës është përmendur si një port lumor në lumin Shkumbin si dhe një qendër e eksportit të drithërave. Kalaja ka trajtë katërkëndore me përmasa 60 x 90 mertra. Pjesa perëndimore e saj është rindërtuar në shekullin XVIII. Muret e saj kanë një lartësi prej 9 metrash dhe mendohet se kjo Keshtjelle ose Kala ka qene 2 kateshe,ku nje kat i saj eshte i fundosur nen siperfaqen e tokes. Kalaja e Bashtovës është një monument kulture me vlerë që dëshmon për gjurmët e qytetërimit dhe civilizimit te zones.E vecanta e keëaj Kalaje është se kjo kala është e vetmja kala në Ballkan e ndertuar ne fushe. Rrethinat e saj kanë mbetur të plota dhe sot ruhen si një momument kulture nga shteti shqiptar.Sot ky monument vizitohet nga shume turiste vendas dhe te huaj.Keshtjella e Bashtoves(Castle Bashtova) eshte nje pasuri kulturore dhe me shume vlera.Ne kete monument kulturor jane gjetur sende ose gjera kulturore qe vertetojne nje histori te lashte jo vetem per kalanë por dhe per fshatin e Vile-Bashtoves.Sendet e gjetura ne kete monument ruhen sot ne Muzeun Kombetar ne Tirane.Përveçse është i shpallur monument natyre, krijon edhe një mjedis shumë tërheqës për piknikë në natyrë. Nga muret e kalasë mund të vëzhgoni bregdetin si në pëllëmbë të dorës, që nga Gjiri i Durrësit e deri në Divjakë e Karavasta. Për të vizituar këtë kala duhet te kaloni fshatin Vilë-Bashtovë,ose në perëndim të fshatit.Kalaja e Bashtovës është një mrekulli e vërtet.
