Vlera historike dhe arkeologjike të zonës
Vlerat historike dhe arkeologjike të zonës, siçështë përmendur më lart janë unike dhe me interes për tu vizituar dhe shijuar. Por këto vlera duhet të ruhen, theksohen, dhe të lejohet hyrja dhe përdorimi për vizitorët. Disa prej këtyre vlerave, të tilla si Manastiri i Zvërnecit kanë nevojë për ndërhyrje rehabilituese në mënyrë që të restaurohen dhe të vihen në pah vlerat e tyre dhe të bëhen më tërheqëse për vizitorët.
Kisha e Shën Mërisë
Ndodhet në ishullin e Zvërrnecit, në pjesën jugor të lagunës së Nartës. Është një Monument Kulture që daton nga shekulli i 13-të. Kisha është e mirënjohur për pikturat murale, si dhe gdhendjet në dru që tregojnë lule dhe kafshë të ndryshme. Kisha sot është restauruar dhe përdoret si vend kulti. Ҫdo 15 Gusht në ishullin e Zvërrnecit organizohet festa e vitit, sigurisht me origjinë fetare.
Triporti
Gjendet në perëndim të lagunës së Nartës, në afërsi të fshatit Zvërrnec. Gërmimet arkeologjike kanë treguar se zona ka ndërtesa antike që datojnë nga periudha greko-romake. Triporti ka qenë një port i rëndësishëm që lidhte qytetin e qendra të tjera antike si Aulona, Apollonia, Oriku dhe Amantia.
Spinarica
Sipas dokumenteve të Shekullit të 12-të, Spinarica ishte një nga qytetet mesdhetare të Detit Adriatik. Gjendej në afersi të lagunës së Nartës, në grykëderdhjen e Lumit Vjosa. Spinarica ishte një qendër e rëndësishme tregtare veçanërisht për drithërat, gjënë e gjallë, leshin dhe hekurin. Pas shekullit të15-të,qyteti humbi rëndësinë e vet dhe nuk përmendet më nga dokumentet historike. Rrënojat e tij nuk janë zbuluar ende për shkak të ndryshimeve të mëdha natyrore dhe njerëzore në zonën bregdetare.
