Parku Kombëtar i Llogarasë ndodhet në jug të Vlorës, në një distancë prej 40 km dhe ka një sipërfaqe 1010 ha. Eshtë shpallur si zonë e mbrojtur në 21 Nëntor 1966. Parku karakterizohet nga një larmi e madhe formash terreni, peizazhesh , bimësia, kafshët dhe zogjtë e egër dhe si e tillë shërben si një atraksion I rëndësishme për Qarkun e Vlorës. Në këtë zonë ndodhet edhe monumenti i natyrës “Pisha e Flamurit” i cili paraqet një atraksion të rëndësishem turistike.Aktivitetet kryesore që zhvillohen në këtë park nga turistët janë kampingu dhe përshkrimi i shtigjeve të shënuara në tokë, si dhe në mënyrë dixhitale në Wikiloc. aplikacion i cili mund të shkarkohet falas nga turistët.
